Fjalë Kyçe

Edhe sot goditën me vezë autobusët urban në Prishtinë

Edhe sot goditën me vezë autobusët urban në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se ndonëse ka përfunduar dita e “Halloween”, në Prishtinë edhe sot po vazhdojnë aktet e shëmtuara të hudhjes së vezëve ndaj autobusëve.
Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, i ka lutur personat e papërgjegjshëm që po i kryejnë këto akte, që të ndalen dhe mos t’i dëmtojnë autobusët.

Postimi i Ahmetit:
Vazhdon gjuajtja me vezë e autobusëve edhe sot.
Halloween ka përfunduar. Ju lutem mos i dëmtoni autobusët.
Policia është në patrullim dhe çdo rast do të lajmërohet.