Fjalë Kyçe

Reagon ashpër Vuçiq: Kurti dëshiron të luajë shah kundër meje, do të mposhtet keq

Reagon ashpër Vuçiq: Kurti dëshiron të luajë shah kundër meje, do të mposhtet keq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha mbrëmë se nuk e sheh kuptimin e çfarëdo bisedimi me Albin Kurtin pas siç tha ai “të gjitha deklaratave që ai bëri”.

Kryetari i Serbisë tha për Tv Pink se “Kurti kishte deklaruar se do të luante shah me të”, por Vuçiq tha se ishte e nevojshme “të dihet pak për lojën që do të luhet”.

” E provoi Izetbegoviq, i cili luan shah mjaft të mirë. Shahu është një lojë serioze. Shah nuk do të luajë kurrë kundër meje sepse do të mposhtet keq”, tha Vuçiq.