Njësitet policore të stacionit të Fushe Kosovës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.
Në komunikatën për media thuhet se rastet kanë ndodhur në lokacione (dyshohet në qendra tregtare) dhe periudha të ndryshme kohore, ku dyshohet se ka kryer (dhjetëra) vjedhje të rënda, shkruan Gazeta Alo.
Personi i dyshuar:
Me inicialet F. B. mashkull, 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave nga ana e hetuesve të stacionit policor të Fushë Kosovës, është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.