Matthew Palmer, zëvendës-ndihmës i Sekretarit të Shtetit në SHBA, para studentëve kosovarë ka folur për pritjet që ai për fituesin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, Albin Kurtin.
Ai ka thënë se nga Kurti, që me gjasë do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit, pret që ta instalojë mendësinë që dialogu sjellë shumë të mira, jo vetëm për Kosovën por edhe për SHBA-të, shkruan lajmi.net
“Pritjet e mira për Kurtin duke supozuar që do të bëhet kryeministër është se do të jetë partner i SHBA-ve dhe do të bashkëpunojë me ne. Se ai do ta kuptojë që dialogu është pozitiv jo vetëm për Kosovën por edhe për SHBA-të”, ka thënë Palmer.
Ai ka treguar edhe pse nuk është takuar me Kurtin gjatë ditës së sotme, kur edhe u takua me të gjithë liderët tjerë partiak.
“Unë s’jam takuar me të sot, por me të jam takuar në Shkup, ku kemi diskutuar sepse njihemi gjatë”, tha ai.