Katër persona janë vrarë e katër të tjerë janë plagosur në SHBA gjatë një feste për Hallouin.
Fqinjët kujtuan fillimisht se ishin fishekzjarrë, por kur panë njerëzit të dalin me vrap nga shtëpia e kuptuan që ishin armë.
Policia është ende duke e hetuar ngjarjen dhe nuk ka dhënë detaje, por ka konfirmuar vetëm numrin e viktimave: 4 të vdekur e 4 të plagosur.