Nuk është se jeta nuk e sfidoi. Si çdo person tjetër edhe këngëtari i njohur Blerim Muharremi apo ndryshe Blero u përball me sfidat e jetës.
Së pari natyrisht që një sfidë e madhe ishte ti hyjë botës së muzikës pa e ditur se do të ketë rezultate kaq të mëdha, shkruan Kosovarja.
Më pas martesa e tij e parë me Teutën si dhe lindja e vajzës së tyre Tarës ishte një ndjenjë e bukur për Bleron.
Pas një kohë, ndarja me Teutën ishte bombastike jo veç për këngëtarin por edhe për masën e gjerë.
Eh jeta është ajo që të përgatit surprizat më të bukura. Afrona ishte surpriza që Zoti kishte rezervuar për këngëtarin, ku çifti i njohur ka një muaj që kurorëzuan dashurinë me martesë.
E për gjitha këto, duke përfshirë në radhë të parë familjen e më pas gjërat tjera Blero ndihe falënderues veç ndaj Zotit, gjë të cilën e ka thënë publikisht.
“Falenderimet i takojnë vetëm Allahut”, ka shkruar këngëtari.