Ka vendosur që të flasë hapur dhe të sqarojë çdo dilemë.
Andaj, i Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kishte caktuar një takim me studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë.
Në nisje të këtij prezantimi, diplomati garantoi pacenueshmërine e integritetit të Kosovës nga dialogu me Serbinë.
Palmer sqaroi se pala që e përfaqëson nuk vendos afate se kur mund të arrihet ujdia kosovaro-serbe, veçse disa herë e tha se amerikanët e kanë me urgjencë të paktën kthimin në tavolinën e bisedimeve.
E porositë direkte nga Prishtina për Beogradin ishin të forta dhe të qarta.
Diplomati i karrierës e lavdëroi Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve të 6 tetorit, por pati porosi për drejtuesit e ri të pushtetit.