Dua Lipa po shijon suksesin e këngës së re.
Dua Lipa gjatë ditës së djeshme publikoi në të gjitha platformat muzikore këngën e saj të re, shkruan lajmi.net.
“Don’t Start Now” shënon një erë të re në karrierën e këngëtares, ndërsa ia shoqëroi një videoklip interesant.
Ende pa u bërë 24 orë nga publikimi, Dua ka marrë afro pesë milionë klikime në kanalin YouTube, por kjo nuk është e tëra.
Dua Lipa ka arritur ta zë vendin e parë në tabelat e “iTunes”, duke lënë pas artistët më të famshëm botëror.
Ajo publikoi një fotografi, ku tregon se “Don’t Start Now” po qëndron e para në këtë tabelë, ndërsa falënderoi publikun për përkrahjen.