Mediumi serb ‘Informer’ pak minuta më parë ka postuar një lajm se Përfaqësuesi Special për Ballkan nga ShBA, Mattheë Palmer për momentin është në takim me dy liderët e partive serbe, Nenad Rashiq dhe Slobodan Petroviq në qytetin e Graçanicës.
Sipas lajmit të mediumit serb, Palmer është takuar me dy politikanët serb për mundësin e përfshirjes së tyre në qeverinë e ardhshme, shkruan Indeksonline.
Fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur i gatshëm të bashkëpunoj me Rashiqin dhe Petroviqin, por jo edhe me Listën Serbe.
Lista Serbe ishte partia që mori më së shumti vota nga paritet e komunitetit serb. /Indeksonline/