Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se armatosja e vazhdueshme e Serbisë është kërcënim direkt për Kosovën.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Serbia po e kërcënon edhe paqen në rajon.
“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me paisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë.