Zyrtari i lartë amerikan ka deklaruar së fundmi se Serbia kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Diplomati amerikan shkon në Beograd pas vizitës në Kosovë, ku ai në Prishtinë zhvilloi një takim me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe disa nga përfaqësuesit e partive politike.
Në muajin gusht, Departamenti amerikan i Shtetit e ka emëruar Palmerin përfaqësues të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, me mandat për të ndihmuar integrimin e rajonit në institucionet perëndimore.
Kurse në fillim të muajit tetor, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka emëruar Richard Grenellin të dërguar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.
