Fjalë Kyçe

Persona të maskuar grabitin para në Prishtinë

Persona të maskuar grabitin para në Prishtinë

Dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një sasi parash nga një femër, derisa ajo ishte duke punuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, në ora 20.10, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar.