Gresa Behluli, emër jo i panjohur për ne, përkundrazi e dashur dhe e kërkuar për të gjithë.
Ajo iu ngjit skenës me shumë besim e përkushtim, dhe ia doli të rezultojë e suksesshme dhe e dëgjuar nga një opinion i gjerë, shkruan Kosovarja.
Po, nga një vajzë e shkathët dhe shumë të re, dolën shumë bashkëpunime e hite që e shndërruan menjëherë në top yll.
E, sot ende vazhdon me këtë ritëm, ku mbrapa saj qëndron një punë e pandalshme dhe një përkushtim i madh drejt profesionit të saj.
Kjo sa ka shkuar dhe e ka bërë ende më të adhuruar e më të vlerësuar, për atë që sjell dhe i servon publikut shqiptar.
Për këgnëtaren simpatike nuk është shkaktar vetëm krijimtaria e saj, se përse është kaq e dalluar dhe e veçantë në skenë, por edhe paraqitjet e saj të përditshme.
Duke qenë një adhuruese e zjarrtë e fotosesioneve dhe e fotografive të ndryshme, nga këngëtarja gjithmonë kemi risi në këtë pjesë.
Këtë herë ajo vjen pak më ndryshe se që jemi mësuar ta shohim. Duket se këtë radhë i ka pëlqyer të vijë me këtë pozë që të krijonte përshtypjen sikur ka dëshiruar të bëjë pak reklamë linjave trupore.