Fjalë Kyçe

Dy vjet burg për rrezikim të trafikut publik

Dy vjet burg për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me dy vjet heqje lirie të akuzuarin G. B., për shkak të veprës penale “rrezikim i trafikut publik”, e sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës (KPRK).

I akuzuari më datë 01.07.2019, rreth orës 12:00, në Rimanishtë të Komunës së Vitisë, duke e drejtuar automjetin e tij të markës ‘Golf’, pa patentë shofer dhe duke mos iu përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim, godet këmbësorin S. D., i cili ndërron jetë më vonë në QKUK si pasojë e plagëve të marra.  Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda po ashtu e ka dënuar të akuzuarin G.B.  me ndalim të vozitjes së automjetit për tri vjet, pas vuajtjes së dënimit me burgim.  Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.