Fjalë Kyçe

Kaq vota morën kandidatët për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit

Kaq vota morën kandidatët për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallë rezultatet përfundimtare të 6 tetorit 2019.

Kandidati për kryeministër që doli i pari në këto zgjedhje, Albin Kurti, ka marrë 183 868 vota.

Kandidatja e LDK-së që doli e dyta në zgjedhje, Vjosa Osmani, ka marrë 176 188 vota, e që i bie 7680 vota më pak se Kurti.

I pari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli , ka marrë 146 763 vota i pasuar nga kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, që mori 75 917 vota.

Ndërkaq, kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj dhe ai nga koalicioni “Sloboda”, Nenad Rashiq, nuk kanë kaluar pragun për të hyrë në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.