Fjalë Kyçe

Gëzim dhe pritje për Alvinin që u nxorr nga kampi i Sirisë

Gëzim dhe pritje për Alvinin që u nxorr nga kampi i Sirisë

Gëzim dhe pritje për Alvin Berishën, fëmijën 11 vjeçar shqiptar – lindur në Itali, banues në Barzago, në provincën Lecco – i cili ishte rrëmbyer në Itali pesë vjet më parë dhe gjendej në kampet në Siri.

Alvin Berisha u lirua nga kampi në Al Hol falë operacionit humanitar të kryer nga Kryqi i Kuq me Gjysmëhënën e Kuqe (homologu arab) dhe një operacion bashkëpunimi ndërkombëtar drejtuar nga prefekti Vittorio Rizzi, si dhe me pjesëmarrjen e autoriteteve shqiptare, shkruan La Repubblica.

Në orët e ardhshme djali do të hipë në fluturimin që do ta çojë atë në Romë nga Beiruti i Libanit.

Media italiane shkruan se ky është një veprim i paparë, sepse një fëmijë nuk ishte liruar kurrë më parë nga një kamp i refugjatëve sirianë që nga fillimi i luftës.