Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, që është diskutuar tema të ndryshme në konferencën për media në Qeverinë e Kosovës, ka folur për pritjet e tij të qeverisjes së ardhshme, në krye me Kurtin.
Megjithatë, Haradinaj tha se politikat ekonomike të Albin Kurtit, siç tha ai, “duke qenë i majt, do të ketë ndikim negativ në rritje ekonomike”,.
Haradinaj, gjithashtu ka thënë se e përgëzon zotimin e LVV-LDK për ta luftuar korrupsionin, raporton KTV.
Kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka ‘lavdëruar’ vendimin e LVV-LDK që ta ulë në 12 numrin e ministrive.
“Kanë lëvdata prej meje nëse e ulin numrin e ministrive”, tha Haradinaj.