Në amfiteatrin e Bibliotekën Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u mbajt ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave.
Kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga: Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë.
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof. Dr. Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie, i uroi doktorantët e rinj, me ç’rast theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe universitetin.
Kandidatët e shpallur doktorantë janë: