Fjalë Kyçe

Kreu i USAID-it vjen në Kosovë, pritet takimi me liderët

Kreu i USAID-it vjen në Kosovë, pritet takimi me liderët

Administratori i Agjencisë së SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) Mark Green prej sot deri të mërkurën do të qëndrojë në Kosovë.

Në Kosovë, Green pritet të takohet me liderët e partive politike për të diskutuar për punën e vazhdueshme të USAID për promovimin e qeverisjes së përgjegjshme dhe luftimin e korrupsionit.

Po ashtu, ai do të marrë pjesë në lançimin e pilot projektit Nxitjet e Efiçencës Energjetike i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë. Kjo ngjarje është paraparë për të martën.

Përveç kësaj, Green do të kalojë kohë edhe me të rinjtë me rastin e lançimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë” (Youth Lead) të iniciuar nga Agjencia e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) për t’u krijuar mundësi bartësve të rinj të ndryshimeve të lidhen me rrjete të të rinjve me interesime të ngjashme, mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme.