Ka filluar festa pas vendimit të PZAP-së për pranimin e kërkesës së koalicionit Nisma-AKR-PD, që të rinumërohen mbi 1 mijë e 400 vendvotime.
Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka vendosur që të pranojë si të bazuar ankesën e koalicionit Nisma-AKR-PD, kështu duke urdhëruar KQZ-në, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia dhe të rinumërohen mbi 1 mijë e 400 vendvotime.
E pas këtij vendimi ka filluar festa në partinë e Fatmir Limajt.
Është këshilltari politik i tij, Luan Maloku, i cili ka publikuar një fotografi bashkë me djalin e Limajt, Durimin, ku shihen në selinë e Nismës duke e kaluar pragun.
“Shihemi në Kuvend”, ka shkruar Maloku në mbishkrimin e fotografisë ku kanë në duar flamurin e partisë Nisma.