Fjalë Kyçe

Supremja ka 24 orë kohë që ta pranojë ose rrëzojë vendimin e PZAP

Supremja ka 24 orë kohë që ta pranojë ose rrëzojë vendimin e PZAP

Gjykata Supreme ka 24 orë kohë që ta rrëzojë ose pranojë vendimin e sotëm të PZAP për rinumërim të 1472 vendvotimeve, dhe anulim të votave të ardhura nga Serbia.

Zëdhënësi i KQZ’së, Vlamir Elezi, përmes një konferenca për media më herët ka njoftuar se ndaj këtyre vendimeve lejohet ankesë në Gjykatën supreme dhe se sipas tij KQZ duhet ta pres këtë afat.

“Në këto vendime ka këshillë juridike që lejon ankesën kundër këtyre vendimeve në Gjykatën Supreme. Prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i obliguar të respektojë këtë afat ligjor para se të procedojë më tutje. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë ashtu siç ka bërë deri më tani, pra në përputhje me vendimet që e obligojnë KQZ-në”, ka deklaruar Elezi.

Ndryshe në vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidateve për deputet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, thuhet se PZAP-i vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve,

Ndërsa PZAP’i thekson se kundër këtij vendimi është e lejuar ankesa sipas nenit 118 par.4 të LZP-së, në Gjykatën Supreme të Kosovës, brenda 24 orëve, nga momenti i marrjes së pranimit të këtij vendimi.