Fjalë Kyçe

Avokati i cili po dyshohet për abuzim me të miturën në Drenas tani nis një aksion humanitar bashkë me Bashkësinë Islame në Drenas

Avokati i cili po dyshohet për abuzim me të miturën në Drenas tani nis një aksion humanitar bashkë me Bashkësinë Islame në Drenas

Avokati Gazmend Halilaj i cili denoncoi i pari rastin e abuzimit seksual me të miturën në Drenas, e që më pas edhe ai doli si i dyshuar për lidhje intime me të miturën, ka filluar një aksion humanitar për të siguruar miell për familjes skamnore. Halilaj shprehet se aksionit i janë përgjigjur aksionit, kurse ndihmat do të derdhen në Bashkësinë Islame në Drenas.

Postimi i Plotë:

Miq, ne lidhje me aksionin per ndihme me miell deri me tani nga personat zemer gjere jane deponuar pagesat tek Bashkesia Islame ne Drenas per 7500 (shtate mije e pesqint) kg. Ndonese tingellon e pa besueshme, por kerkesat jan shume me te mdha se sa, ne mendojm. Sipas Bashkesise Islame jan diku afer 200 familje brenda komunes tone, qe kan nevoj emergente per kete artikull. ,,,,, I luse shoket e mi, qe brenda mundesive te tyre, te na bashkangjiten,,,, te pakten te sigurojm per 100 familje nga 100 kg ne kete kohe vjeshte. Pagesat behen tek Bashkesia Islame ne Drenas. Flm paraprakisht…