Ujkani ia ka bërë një dhuratë Rrahmanit. Me t’u grumbulluar për ndeshjet e Kosovës me Çekinë të enjten dhe Anglinë të dielën, portieri, Samir Ujkani, ia ka bërë një dhuratë të bukur kapitenit, Amir Rrahmani.
Bëhet fjalë për fanellën e Torinos, klub në të cilin u transferua këtë verë portieri i “Dardanëve”.
“Faleminderit vëlla për dhuratën”, ka shkruar Amiri në rrjetet sociale, teksa ka postuar foto me fanellën veshur të Torinos.