Fjalë Kyçe

Thaçi në Paris: Integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe BE, perspektiva e vetme për paqe

Thaçi në Paris: Integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe BE, perspektiva e vetme për paqe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Kosova e di më së miri rëndësinë e të jetuarit në paqe.
Ai nga Forumi i Paqes në Paris, tha se integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe BE, perspektiva e vetme për paqe.

”Në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ku u bëmë bashkë udhëheqës shtetesh nga e gjithë bota, u theksua rëndësia e ruajtjes dhe forcimit të paqes kudo në botë. Republika e Kosovës vazhdon të mbetet faktor paqeje dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, e përkushtuar gjithnjë për të dhënë kontribut në sigurinë rajonale dhe globale. Ne e dimë më së miri sa i rëndësishëm është të jetuarit në një mjedis të qetë dhe paqësor. Ashtu siç e dimë, që perspektiva e vetme për një paqe të qëndrueshme në rajonin tonë është integrimi i të gjitha shteteve të Ballkanit në NATO dhe Bashkim Evropian. HTH”