Thaçi tha po ashtu se edhe pas formimit të qeverisë së re të Kosovës, pala kosovare duhet të qëndrojë unike në vazhdimin e dialogut me Serbinë. Ai tha se pret që marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet brenda muajve.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë pa kushtëzime, ka deklaruar në një bisedë telefonike për Radion Evropa e Lirë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili zhvilloi të martën në Paris një takim të përbashkët me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vucic.
Radio Evropa e Lirë në intervistën e tyre me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili shpjegoi se ishte takim trepalësh i organizuar me nismën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, ku të tre ai dhee Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic kishin qëllim afirmimin e nevojës së dialogut Kosovë-Serbi.
Presidenti Thaçi shtoi se ristartimi i këtij procesi dhe marrëveshja mes dy vendeve mund të sillte potencialisht anëtarësimin në Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai vlerësoi zotimin e zotimin e përkushtimin e Presidentit Macron që të lehtësoj këtë proces.
“Prandaj, mendoj që ishte një mesazh për paqen, për bashkëpunimin ndërfqinjësor dhe të ardhmen euroatlantike për Kosovën, por edhe të ardhmen evropiane në tërësi të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Besoj se presidenti Macron, së bashku me akterë të tjerë globalë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe akterë të tjerë evropianë, duke përfshirë edhe NATO-n do të mund të lehtësojë procese të ardhshme të tilla për arritjen e marrëveshjes përfundimtare paqësore Kosovë-Serbi si kusht për paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor”.
‘Taksa’ dhe kushtet ishin të pashmangshme në bisedën me Presidentin Thaçi, i cili nuk u përgjigj drejtpërdrejt për tarifat por shtoi se dialogu duhet të vazhdojë pa kushte nga ‘asnjëra palë’.
“Me rëndësi është që dialogu duhet të vazhdojë, është konstatim i përbashkët i të gjithë akterëve globalë, por edhe neve i akterëve lokalë. Ndërsa, dialogu do të vazhdojë i pakushtëzuar nga asnjëra palë”.
Ai u pyet edhe nëse presidenti serb Vucic kishte përsëritur kërkesën e tij për heqjen e taksës, që sipas fjalëve të vet Vucic për mediat serbe e kishte bërë, presidenti kosovar Thaçi përsëriti se qëndrimin e tij të ‘pa kushtëzimit’.
“Paqja dhe stabiliteti të arrihet pakushtëzuar jo duke u ankuar, dhe jo duke folur për të kaluarën, por duke shikuar të ardhmen e pakushtëzuar, të ardhmen e lirë dhe perspektivën evropiane”.
Presidenti Thaçi e lavdëroi presidentin Macron për vendosmërinë e plotë të e shtyje këtë proces përpara.
“Është një vendosmëri e plotë e presidentit Macron që të shtyjë përpara këtë proces si nevojë evropiane dhe si kusht e kriter evropian sepse tek e fundit edhe Franca e Gjermania kanë qenë në konflikt të ashpër, me viktima të shumta, por shembulli i Francës dhe Gjermanisë mund të jetë edhe shembulli më i mirë për Kosovën dhe Serbinë që të përmbyllen konfliktet me paqe, pastaj zhvillim, ndërtim dhe jetë më të mirë për njerëz”.
Presidenti Thaçi i pyetur për rolin e tij në bisedime theksoi nevojën e tij për unitet, si gjithmonë përballë Serbisë. Ai shtoi se roli i tij do të jetë kushtetues.
“Kosova duhet të jetë unike, e bashkuar, siç ka qenë gjithmonë përballë Serbisë, duke qenë të bashkuar dhe unikë do t’ja dalim, andaj si president i vendit i ftoj të gjithë të kenë urtësi, mençuri, zotësi dhe bashkim të të gjitha energjive përballë një procesi që nuk do të jetë i lehtë, për këtë arsye roli im do të jetë kushtetues, ligjor dhe i legjitimitetit qytetar”.
Presidenti Thaçi u pyet rreth asaj se a do të heqë taksën qeveria e ardhshme, ai tha se kjo nuk është çështja e vetme që duhet përqendruar por nuk e uli rëndësinë dhe deklaroi se ishte çështje e paevitueshme.
“Unë besoj se të gjitha institucionet do të jenë të fokusuara në shërbim të qytetarëve për një jetë më të mirë, jeta jonë nuk është relacioni me Serbinë, jeta jonë është ndërtimi i Kosovës, zhvillimi i saj, progresi, hapja e vendeve të punës, hapja e perspektivës së përgjithshme, reformat demokratike dhe e ardhmja evropiane. Ne nuk duhet që të gjitha energjitë t’i fokusojmë në dialogun me Serbinë, kjo është një nga çështjet, por e rëndësishme për të ardhmen dhe e paevitueshme”.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në fund deklaroi pasi u pyet për pritjet e tij rreth marrëveshjes me Serbinë vlerësoi se shpejtësia e arritjes dhe koha është e rëndësishme.
“Sa më herët aq më mirë, por mund të ndodhë në muajt e ardhshëm”.