(E plotësuar)Ka vdekur regjisorja Arzana Kraja, vajza e kryetarit të Akademisë së Shkencave të Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja.
Policia e Kosovës, konfirmohet vdekja e një vajze në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, por burime të Koha.net tregojnë se bëhet fjalë për regjisoren Kraja.
“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pa jetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësit policore kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në përgjigjen e PK-së.
_______________
Gjendet e vdekur në banesën e saj vajza e një akademiku të Kosovës
Një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në një banesë mëngjesin e sotëm.
Agjencia e Lajmeve FaktePlus mëson se viktima është gjetur në një banesë në Lagjen Emshir të Prishtinës, tek ndërtesat e njohura si të arabëve.
Sipas banorëve, e vdekura është A.K (emër i njohur për redaksinë) dhe është e vajza e një akademiku të Kosovës.
Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet mjekësore dhe ato policore.
Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë e ka shkaktuar këtë vdekje.