Flori dhe Arilena Ara po përgatitin diçka bashkë dhe dyshja duket se do të na befasojnë shumë shpejtë.
Kanë kaluar dy vite që prej hitit “Nallane”, një bashkëpunim muzikor mes Flori Mumajesit dhe Arilena Arës që rezultoi shumë i suksesshëm pasi kënga u pëlqye shumë dhe vazhdon të dëgjohet.
Pas dy viteve, Flori dhe Arilena kanë vendosur të bashkëpunojnë sërish për një këngë të re. Të paktën kështu po përflitet në media pas veprimit të fundit të dy këngëtarëve.
Edhe Flori, edhe Arilena kanë pozuar të dy bardh e zi në studion e fotografit Ergys Zhabjaku, duke lënë të kuptohet se po realizojnë foton cover për këngën e tyre të re.