Fjalë Kyçe

Aksident me fatalitet, humb jetën 66-vjeçari

Aksident me fatalitet, humb jetën 66-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin rrugor Seman- Fier, ku për pasojë një 66-vjeçar ka ndërruar jetë.

Shtetasi Ramiz Kajolli është goditur nga një makinë teksa po i jepte biçikletës. Si pasojë e aksidentit, 66-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 20:55, në aksin rrugor Seman – Fier, një mjet i pa identifikuar duke lëvizur në rrugë ka aksidentuar shtetasin R.K, 66 vjeç, banues në Dermënas, i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi R.K i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e mjetit që është larguar, dokumentimin ligjor dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.