Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se mini shengeni, është zgjerim i influencës ruse në Ballkan.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për medie ka folur për mini shengenin.
Ai ka thënë se ky mini shengen është thjeshtë zgjerim i ndikimit rus dhe kinez në Ballkan.
“Mini shengeni është vetëm zgjerim për të cilin po na fton Vuçiqi, Edi Rama edhe Zaevi. Është vetëm zgjerim i influencës ruse dhe kineze në Ballkan. Pra nuk është mini shengeni interes i Kosovës”, deklaroi Haradinaj, raporton lajmi.net.
Haradinaj në këtë konferencë ka folur edhe për liberalizimin e vizave, i cili përsëri është shprehur optimist.