Fjalë Kyçe

Aksident zingjiror në rrugën Prishtinë- Pejë, lëndohen gjashtë persona

Aksident zingjiror në rrugën Prishtinë- Pejë, lëndohen gjashtë persona

Në fshatin e Vragolisë, në rrugë Prishtinë- Pejë ka rreth orës 17:20 ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë 4 vetura, ku janë lënduar 6 persona.

Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Në aksident kanë qenë të përfshira katër automjete, teksa dyshohet se ndër shkaktarët e aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve.

“Rreth orës 17:20 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë, afër Vragolisë. Katër automjete janë të involvuara në aksident, përderisa sipas informatave fillestare gjashtë persona kanë marr lëndime të lehta dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Dyshohet se ndër shkaktarët e aksidentit ka qenë mos mbajtja e distancës ndërmjet automjeteve. Njësia për menaxhim dhe kontroll të autostradës po merret me rastin dhe procedurat tjera. Kjo rrugë tani është e lirë për qarkullim të rrjedhshëm”, ka thënë për portalin rtv21.tv Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë.

Policia ka apeluar tek vozitësit që gjatë drejtimit të automjeteve të jenë më të kujdesshëm, vigjilentë dhe tu përshtaten kushteve në rrugë në mënyrë që të shmangen aksidente të tilla.