Fjalë Kyçe

Zbulohet se çfarë pozite do të mbajë Ismet Beqiri në ‘Qeverinë Kurti’

Zbulohet se çfarë pozite do të mbajë Ismet Beqiri në ‘Qeverinë Kurti’

Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, në Qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës pritet ta drejtojë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Olle mëson se LDK pritet ta nominojë për ministër të Sportit, Ismet Beqirin, ish kryetar i Komunës së Prishtinës.

Beqiri është sekretar i përgjithshëm i LDK-së. Ai ishte përfolur për ta drejtuar këtë Ministri edhe në vitin 2014. LDK dhe Vetëvendosja pritet të qeverisin me shtetin.

Ministria për Kulturë, Rini e Sport në qeverisjen e fundit u drejtua nga Kujtim Gashi, që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës.