Fjalë Kyçe

Mbahet edhe një protestë kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

Mbahet edhe një protestë kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

Anëtarë të grupit “SpeedomaniaKs” janë mbledhur sot para BQK-së për të protestuar kundër ngritjes së çmimeve të sigurimit të veturave.

“OFERTË: Kemi rritje të sigurimeve dhe zbritje të rrogave”, “Falimentimet e juaja nuk janë obligime të qytetarëve”, “BQK – Banda Qendrore e Kosovës”.
Këto janë disa prej parullave që qytetarët e mbledhur para Bankës Qendrore të Kosovës po i mbajnë në duar, raporton Koha.net.

Ata janë duke protestuar në mënyrë të qetë, ndërsa veturat e tyre i kanë parkuar para BQK-së.

Kujtojmë se dje, një grup tjetër i njohur si “Marakli t’kerreve”, kanë protestuar para BQK-së kundër ngritjes së çmimit të sigurimit të automjeteve.

Nga BQK-ja kanë premtuar se do të shqyrtojnë kërkesën e tyre.Ditë më parë, BQK-ja njoftoi se ka aprovuar kërkesën e kompanive të sigurimeve për rritje të çmimit të sigurimeve prej 26.6 për qind.