Fjalë Kyçe

Bajqinofci: Duhet rishqyrtuar marrja e vendimeve për lejen e sigurisë që lëshohen nga AKI

Bajqinofci: Duhet rishqyrtuar marrja e vendimeve për lejen e sigurisë që lëshohen nga AKI

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci përmes një postimi në Facebook ka kërkuar rishqyrtimin e marrjes së vendimeve për lejen e sigurisë që lëshon nga AKI.

Ai thotë se shumë zyrtarë të korruptuar dhe të lidhur me krimin kanë marrë leje të sigurisë.

“Disa prej dosjeve të këtyre zyrtarëve për të cilat akuzat ishin publike duhet të rishikohen dhe t’i shkohet deri në fund këtij procesi”, shkruan Bajqinovci.

Postimi i plotë:

Përveç vettingut që do të jetë i domosdoshëm, duhet të bëhet rishqyrtimi i marrjes së vendimeve për lejen e sigurisë që i lëshon AKI.

Si është e mundur që shumë zyrtar të korruptuar dhe tē lidhur me krimin u është dhënë kjo leje!!?? Disa prej dosjeve të këtyre zyrtarëve për të cilat akuzat ishin publike duhet të rishikohen dhe t’i shkohet deri në fund këtij procesi.