Fjalë Kyçe

Edhe Serbia e Mali i Zi nisin skuadra speciale drejt Shqipërisë

Edhe Serbia e Mali i Zi nisin skuadra speciale drejt Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nëpërmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur që Serbia e Mali i Zi kanë nisur skuadra speciale mbështetëse drejt Shqipërisë.

Rama ka pohuar se është njoftuar nga Kryeministri i Malit të ZI, Markoviç si dhe ai i Serbisë, Vuqiç, se kanë nisur skuadra speciale për mbështetje për të dëmtuarit në Shqipëri, transmeton Koha.net.

“Kryeministri i Malit të Zi, Markoviç, njoftoi se një skuadër speciale mbështetje për të dëmtuarit po niset drejt Shqipërisë dhe po njësoj, një tjetër skuadër mbështetëse nga Serbia e specializuar në raste emergjencash, po niset drejt vendit tonë, më komunikoi Presidenti Vuçiç”, ka shkruar ai.