Fjalë Kyçe

Rama paralajmëron se të dëmtuarit nga tërmeti do të strehohen nëpër hotele

Rama paralajmëron se të dëmtuarit nga tërmeti do të strehohen nëpër hotele

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Qeveria do të nënshkruajë një marrëveshje me strukturat hoteliere të Durrësit, Kavajës dhe edhe Vlorës po të jetë nevoja, që të gjitha familjet e mbetura pa çati, të strehohen në kushte optimale.

“T’i kalojnë edhe festat e fundvitit në kushte optimale bashkë me fëmijët e tyre, ndërsa këta të fundit jo vetëm të mos jenë të detyruar të braktisin shkollën asnjë ditë, po edhe të mësojnë në kushte optimale”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.