Fjalë Kyçe

Lëndohen pesë persona që po punonin në një ndërtesë në Prishtinë

Lëndohen pesë persona që po punonin në një ndërtesë në Prishtinë

Pesë punëtorë që ishin duke punuar në ndërtesën 44 katëshe në Prishtinë janë lënduar, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar lëndimin e pesë personave, derisa ka thënë se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë, derisa kanë qenë duke punuar në një ndërtesë, janë lënduar 5 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Nga policia nuk kanë dhënë detaje për gjendjen e të lënduarve është bërë e ditur se organet përgjegjëse janë duke u marrë me rastin.

“Me rastin po merren njësitet policore në koordinim me institucionet përkatëse”, tha Ahmeti.