Solidarizimi i kosovarëve me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon edhe sot nëpër të gjitha qendrat në Kosovë.
Të rinjë, fëmijë e pleq po dalin të japin krejt çka munden për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
Në sheshin e Prishtinës, një fëmijë ka dhuruar edhe lodrat e tij për bashkëmoshatarët e tij në Shqipëri.
Aktualisht, të gjitha ndihmat e mbledhura në këtë pikë janë duke u ngarkuar nëpër kamionë për t’u nisur drejt Shqipërisë.
