Fjalë Kyçe

Ja ku mund të dhuroni online ndihmë për të prekurit nga tërmeti

Ja ku mund të dhuroni online ndihmë për të prekurit nga tërmeti

Tërmeti që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të djeshëm u mori jetën 26 njerëzve (bilanci aktual), plagosi 650 të tjerë dhe solli dëme të shumta materiale.

27 nëntori i gjeti familjarët e prekur nga tërmeti në qiell të hapur, nën një nevojë jetike për veshmbathje, strehim dhe ushqim. E gjitha kjo në një kohë kur pritet përkeqësim i motit.

Kushdo që dëshiron të ndihmojë duke kontribuar në çfarëdolloj mënyrë mund të klikojë në linkun e mëposhtëm, të lansuar nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama:

https://e-albania.al/dhuro/