Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare të BQK-së, Sokol Havolli në Rubikon të KTV-së ka sqaruar pozicionin e BQK-së në rritjen e çmimit të sigurimit të veturave.
Ai thotë se nuk kanë qenë humbjet ato që e kanë shtyrë BQK-në të reagojë me këtë rast.
“Është raporti ndërmjet primit dhe dëmit që na ka nxit të reagojmë. E ndër faktorët tjerë, nuk jam përgjegjës unë, nuk është as guvernatori, ndoshta deri në një masë është e BQK-së që kompanitë e sigurimeve kanë rënë nën nivelin e kapitalizimit dhe nën nivelin e provizionimit. Pra, kapaciteti për mbulimin e dëmeve. Tash ky është problem i 15 vjetëve”, ka thënë Havolli, që ka shtuar se kompanitë nuk kanë para të mjaftueshme për t’i paguar dëmet.
Sipas tij Kosova e ka pagesën më të vogël në rajon në nivel të sigurimeve.
“Si përqindje e të ardhurave, Kosova e ka pagesën më të vogël në nivel më të vogël në nivel të sigurimeve. Pra, është një 1.4 për qind e produktit të brendshëm“, ka thënë Havolli.