Nga këta 14 janë humbur jetën në Durrës, 15 në Thumanë dhe 1 në Kurbin. Sa kemi informacion, së paku 20 vetë janë nën rrënoja. Grupet e kërkim –shpëtimit janë të kualifikuar dhe ato çdo veprim e kryejnë në kushtet e bindjes se personi është ende gjallë. Në këto kushte, të shpresojmë sadopak”, tha Çako.
Në lidhje me ndërtimet e vjetra, Haki Çako u shpreh se qeveria ka nxjerrë një ligj për të shpallur se cilat ndërtime janë të banueshme e cilat të pabanueshme.
“Dëmet janë të konsiderueshme dhe ndaj u shpall Gjendja e Jashtëzakonshme. Strukturat tona kanë qenë në këmbë që në orët e para të tërmetit. Mund të them me bindje të plotë se të gjitha strukturat e Emergjencave Civile në vend janë në një operim shumë korrekt. Nuk ka fakte ose një akt në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile që një pallat është i pabanueshëm.
Kuptohet se pallatet bëheshin me punë vullnetare dhe lënë për të dëshiruar. Pas këtij tërmeti me pasoja të rënda, del e domosdoshme për të parë se cilat struktura nuk janë më të pabanueshme dhe ndaj kemi nxjerrë ligj për të klasifikuar nëse një objekt ose godinë është e banueshme ose jo”, deklaroi Çako.