Modelja Oriola Marashi ka shkaktuar mjaft zemërim tek ndjekësit e saj, për shkak të publikimit të një fotografie ku shfaqet përkrah një modeleje serbe që ka përqeshur dikur shqiptarët.
E megjithatë, Oriola duket se nuk e ka harruar komentin denigrues të modeles serbe kur zhvillohej ndeshja e Serbisë me Zvicrën.
“Kjo modelja që ke pranë, kur ishte ndeshja me Serbinë në Zvicër dhe ku shqiptarët tanë na bënë krenarë me golat e tyre që të gjithë i dimë… i ka përqeshur shqiptarët. Gjithashtu ka postuar se Kosova është e Serbisë. Sidoqoftë modelingu gjë tjetër, veç sa për dijeni e dashur”– ka shkruar ndjekësi i saj në “Instagram”.
“Faleminderit. Është e vërtetë kjo që thua, që vajza është nga Serbia, por bota e modës është e madhe dhe rastis që këto vajza të jenë të pranishme, pasi janë shumë të pëlqyera. Gjithsesi çka ka ndodhur nuk harrohet”-ka shkruar Oriola.
