Fjalë Kyçe

Tërmeti bashkon dy pallate në Vlorë

Tërmeti bashkon dy pallate në Vlorë

Tërmeti lëkund edhe pallatet në Vlorë.

Në lagjen “29 Nëntori” dy pallate janë bashkuar me njëri tjetrin. Banorët janë në panik pasi lëkundjet e fundit janë ndjerë edhe në qytetin e Vlorës.

Sipas banorëve këto ndërtime janë bërë pa kriter. Këto dy pallate janë ndërtuar fare ngjitur njëri me tjetrin.

Pallatet e ish-Gjallicës në Vlorë janë ngritur pa asnjë metër sigurie e për këtë banorët kërkojnë të merren masa imediate.

Sipas tyre, tërmeti i datës 26 ka lëkundur bazamentin e pallatit e për pasojë njëri prej tyre është anuar duke u bashkuar me pallatin pranë.