Fjalë Kyçe

Shkon në 44 numri i viktimave nga tërmeti

Shkon në 44 numri i viktimave nga tërmeti

Po vazhdon të rritet bilanci tragjik i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.

Report TV raporton se deri tani ka shkuar në 44 numri i personave që kanë vdekur, ndërsa vijojnë kërkimet për nxjerrjen e 15 personave në Durrës.

Kërkimet po vijojnë intensivisht në 3 pika të qytetit bregdetar, Kënetë, hotel Mira Mare dhe tek “2 Gjelat”.

Ndërkohë kërkimet në Thumanë janë ndërprerë kërkimet pasi nga komunikimi i deritanishëm me familjarët mendohet se nuk ka më persona nën rrënoja.

Kujtojmë se Shqipëria u godit mëngjesin e të martës nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4 ballë të rihterit.