Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se Parku Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, është hapur nga sot vetëm për ata që janë prekur nga tërmeti, që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe nuk kanë se ku të strehohen.
Parku Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman, që ka një dedikim tjetër të funksionimit, dyert e tij sot i ka hapur për bashkëkombësit tanë, vëllezërit dhe motrat tona, të cilët u përballen me këtë fatkeqësi”, ka theksuar Haradinaj.
Postimi i Haradinajt në Facebook:
Parku Inovativ Trajnues Kosovaro- Gjerman, në Prizren, është hapur nga sot, vetëm për ata që janë prekur nga tërmeti, që kanë humbur shtëpitë e tyre dhe nuk kanë se ku të strehohen.
Bashkë me kryetarin Mytaher Haskuka dhe Ambasadorin Gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, u bëmë bashkë në Prizren për një mobilizim ndër-institucional që t’u dalim në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.
Po sot, është ndërtuar një trup koordinuese e nivelit qendror të Qeverisë, të Ministrisë së Brendshme, të Agjencive përkatëse të specializuara për temat e të zhvendosurve, pranimin dhe integrimin e tyre.
Parku Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman, që ka një dedikim tjetër të funksionimit, dyertë e tij sot i ka hapur për bashkëkombësit tanë, vëllezërit dhe motrat tona, të cilët u përballen me këtë fatkeqësi.
Me të gjithë akterët ndër-institucional do të vazhdojmë punën që këtë situatë emergjente ta menaxhojmë në mënyrë të përgjegjshme dhe t’u ofrojmë ndihmë të prekurve nga tërmeti me pasoja tragjike që goditi Shqipërinë.
RH
