Presidenti Hashim Thaçi ka marrë pjesë në tubimin kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë.
Presidenti Thaçi, derisa ka vlerësuar iniciativën e Kuvendit për krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë, ka thënë se nuk ka pajtim me Serbinë pa u zbardhur fati I të pagjeturve, shkruan Gazeta Alo.
“Më vjen mirë që Kuvendi i Kosovës ka filluar të lëvizë me krijimin e rezolutës që dënon gjenocidin e bërë në Kosovë nga forcat serbe si dhe të kërkojnë drejtësi për krimet e bëra. Nuk dëshirojmë pajtim me Serbin pa u zbardhur fati i të pagjeturve, dhe pa u vu drejtësia në pah. E gjithë bota do e marr vesh se çka ka bërë Serbia”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se e gjithë bota duhet të marr vesh për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë./Gazeta Alo/