Fjalë Kyçe

E tmerrshme: Polici vodhi ndihmat që u dërguan për të prekurit nga tërmeti

E tmerrshme: Polici vodhi ndihmat që u dërguan për të prekurit nga tërmeti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një prononcim për mediat nga çadrat e banorëve të Thumanës, tha se është arrestuar një shef komisariati (stacioni policor), pasi është kapur duke vjedhur dy thasë me ndihma, të cilat ishin të dedikuara për personat e prekur nga tërmeti.

Në një intervistë për Top Channel, në emisionin Open, Rama tha se pas arrestimitt ë të riut nga Lezha që mblidhte lekë me emrin e tij, një tjetër person ka rënë në pranga.

Bëhet fjalë për një polic, që ndihmat po i dërgonte në shtëpinë e tij, që sipas kreut të qeverisë është një shef Komisariati.

“Një shef komisariati që merr dy thasë me ndihma. Kjo është babëzi. Ok ai do bëj lajm, por si ka mundësi”, u shpreh Rama.