Fjalë Kyçe

Suedezi Lars-Gunnar Wigemark emërohet shef i ri i EULEX-it në Kosovë

Suedezi Lars-Gunnar Wigemark emërohet shef i ri i EULEX-it në Kosovë

Lars-Gunnar Wigemark është emëruar shef i ri i Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX-it, për periudhën nga 1 dhjetori deri më 14 qershor të vitit 2028. Kështu ka njoftuar sot, e premte, Bashkimi Evropian, transmeton Koha.net.

Shefi i ri i EULEX-it është suedez. Më parë ai ishte shef i delegacionit të BE-së në Bosnjë e Hercegovinë dhe përfaqësues special i BE-së në BeH, si dhe shef i delegacionit të BE-së në Pakistan, transmeton Koha.net.