Disa kosovarë nga qyteti i Mannheimit në Gjermani, nuk janë duke mundur të dërgojnë ndihmat e tyre për të prekurit e tërmetit të Shqipërisë.
Sipas një kosovari i cili ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook, dëgjohet duke bërë një bisedë me një shofer autobusi i cili nuk ia pranon ndihmat.
Në video, shofer dëgjohet duke i thënë kosovarit se nuk mund të marr veshmbathjet për t’i nisur në Shqipëri, për shkak se kryeministri Edi Rama kishte thënë para disa dite se nuk ju duhet më veshmbathje mirëpo mjete financiare.
Mirëpo sipas kësaj bisede kosovari që jeton në këtë qytet të Gjermanisë insiston duke thënë se familja e tij që është jeton në Kosovë, në fshatin Vranidoll ka strehuar disa familje nga Shqipëria dhe se dëshiron që këto ndihmat t’i dërgoj për ta.
Por për t’i dërguar duhet paguar një shumë të caktuar.
Për më shumë mund të shikoni videon: