Policia rajonale e Pejes ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Pejë, i cili është kapur duke shitur substanca narkotike.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime të vogla substanca të dyshuara narkotike të llojit heroine, shkruan Gazeta Alo.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura ter mëtutjeshme.
Më poshtë njoftimi i policisë:
Njësitet e stacionit policor në Pejë, me datën 12.05.2019 rreth orës 20:35, në Rr. Lekë Dukagjini në Pejë, kanë vepruar menjëherë bazuar në informata se një person është duke shitur substancë narkotike.
Është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollimit të tij i janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë paketime të vogla substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë. Gjatë kontrollimit të shtëpisë i është gjetur dhe konfiskuar gjashtëdhjetë e katër (64) paketime substanca të dyshuara narkotike të llojit heroinë dhe 2 (dy) radiolidhje.
Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit shtetit, ndalohet për 48 orë për të vazhduar me procedura ter mëtutjeshme./Gazeta Alo/