Fjalë Kyçe

Haradinaj: VV të garojë në zgjedhjet në Shqipëri, por të mos i përziejë temat

Haradinaj: VV të garojë në zgjedhjet në Shqipëri, por të mos i përziejë temat

“Çdo shtetas i Shqipërisë që hyn në Kosovë nuk do ta lëmë pa strehë. Por nuk është në rregull një zhvendosje pa kriter. Dikush po i mashtron njerëzit. Keqpërdorimi i kësaj situate nuk është në rregull”.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të mos bëjë keqpërdorimin e të ardhurve nga Shqipëria në Kosovës.

Ai ka thënë se VV mund të garojë në zgjedhjet në Shqipëri, por nuk duhet t’i përziejë temat, njofton Klan Kosova.

“VV të garojë në zgjedhjet në Shqipëri, por të mos i përziejë temat. Çdo shtetas i Shqipërisë që hyn në Kosovë nuk do ta lëmë pa strehë. Por nuk është në rregull një zhvendosje pa kriter. Dikush po i mashtron njerëzit. Keqpërdorimi i kësaj situate nuk është në rregull”.

“Mos u tallni me institucionet e juaja. E lus VV-në le të garojnë në zgjedhjet në Shqipëri, por mos të bëjnë keqpërdorimin e të ardhurve sepse nuk është në rregull”.

“Qytetarët që nuk janë të prekur na tërmeti mos të vijnë në Kosovë. Kushdo që është në zor në i trajtojmë, por mos t’i keqpërdorin”.

“Shkojnë atje e mbushin autobusin me njerëz – i shkarkojnë këtu në Prishtinë dhe pastaj kërkojnë Shtab Emergjent”.